Edi Rama e nis ditën me fitoren historike të Kosovës në Suedi [video]

Edi Rama e nis ditën me fitoren historike të Kosovës në Suedi [video]

Sport October 14, 2025 - 08:26
“Mirëmëngjesi me flamurin gjigant që i priu triumfit”

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë e arriti një fitore historike në Goteburg kundër Suedisë me rezultat 0:1.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi sulmuesi i Hoffenheimit, Fisnik Asllani.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka nisur ditën pikërisht me pamje nga stadiumi “Strawberry Arena”, aty ku tifozët shpalosën një flamur gjigant kuqezi.

Rama iu gëzua fort fitores së “Dardanëve”.

“Mirëmëngjesi dhe me flamurin gjigant që i priu mbrëmë fitores historike të Kosovës në fushën e Suedisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama.