
Elton Krasniqi i bashkohet FC Prishtinës
Sport
October 14, 2025 - 12:09
FC Prishtina ka afruar në radhët e saj Elton Krasniqin, sulmuesin anësor 20-vjeçar, i cili i bashkohet skuadrës nga kryeqyteti me një përvojë nga futbolli gjerman.
Krasniqi ka qenë pjesë e Stuttgartit, ku ka luajtur për ekipin U19 dhe skuadrën e dytë të klubit. Më herët, ai ka qenë edhe pjesë e gjeneratave të reja të Hannoverit.
Në arenën ndërkombëtare, Eltoni ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.
Krasniqi u shpreh i lumtur me transferimin dhe mezi pritet t’u bashkohet bashkëlojtarëve.
“Jam i lumtur që jam pjesë e një klubi të madh siç është Prishtina shpresoj që do të jetë një vit i mbarë dhe do ta jep maksimumin për objektivat tona. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë Plisat”, ka thënë Krasniqi.