
Fitoren historike ndaj Serbisë, Manaj ua kushton fëmijëve dhe grave të luftës në Kosovë
Sport
October 14, 2025 - 20:46
Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj, shënoi golin e fitores kundër Serbisë të shtunën.
Me golin e Manajt, Shqipëria shënoi fitore të madhe në Leskovc.
Golin e shënuar, Manaj, ua ka kushtuar fëmijëve të luftës në Kosovë. Këtë e ka paraqitur nëpërmjet një video në Instagaram.
Manaj, të martën në mëngjes ka publikuar një video të golit ndaj Serbisë dhe fëmijëve gjatë luftës në Kosovë. Në video ai ka shkruar se “kjo fitore është për ata”.