
Shqipëria fiton në miqësoren ndaj Jordanisë
Shqipëria ka arritur të shënojë fitore bindëse në ndeshjen miqësore ndaj Jordanisë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi me rezultat 4-2.
Në epërsi fillimisht kaloi Jordania me golin e Al-Rashdan (27’), kurse Shqipëria barazoi përmes autogolit të Abualnadi (40’).
Gjatë pjesës së dytë, Shqipëria arriti ta përmbys rezultatin përmes Armando Brojës (65’) për 2-1, teksa Arbër Hoxha arriti të shënojë për 3-1, duke realizuar euro-gol nga distanca (75’).
Hoxha’s rocket ëpic.twitter.com/tOlu8uPX8Z
— Albanian Football ë (@AlbanianFooty) October 14, 2025
Katër minuta më vonë Nedim Bajrami realizoi për golin e katërt, me Jordaninë e cila realizoi të dytin përmes Olwan (90’).
Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja përfundoi me rezultat 4-2.
Kuqezinjtë do të rikthehen në akcion në muajin nëntor me ndeshjet e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror. /Zë