UEFA hap tenderin për të drejtat televizive 2027–2031

UEFA hap tenderin për të drejtat televizive 2027–2031

Sport October 14, 2025 - 21:48

UEFA ka hapur tenderin e ri për të drejtat televizive të garave evropiane (Champions League, Europa League, Conference League) për periudhën 2027–2031.

Për herë të parë, tenderi do të zhvillohet njëherësh në pesë tregjet më të mëdha evropiane – Britani, Gjermani, Francë, Itali dhe Spanjë – përmes sipërmarrjes së përbashkët UC3 me ECA-n.

Qëllimi është të përfshihen platformat globale si Netflix, Amazon apo AppleTV+, të cilat mund të blejnë të drejtën për “ndeshjen e javës” si pako ekskluzive.

UEFA synon të rrisë vlerën e tregut mbi 5 miliardë euro, duke e çuar futbollin evropian drejt një modeli më digjital e global.

Megjithatë, pritet që kjo lëvizje të shtojë fragmentimin për tifozët (më shumë abonime për ndeshje të ndryshme) dhe të thellojë pabarazitë mes klubeve të mëdha dhe atyre më të vogla.