Rashford: Kalimi te Barcelona më ndihmoi të rikthehem në Kombëtare

Rashford: Kalimi te Barcelona më ndihmoi të rikthehem në Kombëtare

Sport October 15, 2025 - 09:18

Anglia është bërë kombëtarja e parë evropiane që siguron kualifikimin për Kupën e Botës 2026, pas fitores bindëse 5-0 ndaj Letonisë.

Edhe pse luajti vetëm 19 minuta dhe nuk pati ndonjë kontribut të drejtpërdrejtë në golat e ndeshjes, Marcus Rashford mbetet një figurë e rëndësishme për përfaqësuesen e drejtuar nga Thomas Tuchel.

Sulmuesi anglez nuk ka munguar në asnjë grumbullim të kombëtares në dy afatet e fundit ndërkombëtare, duke treguar se ka fituar sërish besimin e trajnerit.

Në një prononcim për mediat pas ndeshjes, Rashfordi u pyet nëse kalimi i tij te Barcelona ka ndikuar pozitivisht në thirrjen për Anglinë.

“Po”, ka thënë shkurt Rashfordi.

I pyetur më tej nëse do të ishte thirrur nëse do të kishte qëndruar te Manchester United, ai u shpreh qartë.

“Jo, nuk mendoj se do të isha thirrur”.

Kjo deklaratë tregon se kalimi te Barcelona ka qenë një hap i rëndësishëm për rikthimin e Rashfordit në Kombëtare. /Telegrafi