Çekia shkarkon trajnerin, pas humbjes nga Ishujt Faroe

Çekia shkarkon trajnerin, pas humbjes nga Ishujt Faroe

Sport October 15, 2025 - 14:24

Kombëtarja e Çekisë ka shkarkuar trajnerin Ivan Hasek, pas humbjes nga Ishujt Faroe.

Kështu kanë bërë të ditur mediat çeke, ku sipas tyre shkarkimi ka ndodhur sot nga drejtuesit e futbollit çek.

Çekia u mposht 2:1 ndaj Ishujve Faroe, duke rrezikuar kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Edhe pse është në pozitën e dytë me 13 pikë, Çekia rrezikon të siguroj play-offin – pasi tashmë Ishujt Faroe janë vetëm një pikë mbrapa (12).

Kush mund ta zëvendësojë Hasekun?

Ndër kandidatët më të nxehtë janë Miroslav Koubek dhe Michal Bilek. /Zëri