Orari dhe gjyqtarët për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës

Orari dhe gjyqtarët për xhiron e katërt në Superligën e Kosovës

Sport October 17, 2025 - 10:04

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Kosovës në Futsall, njofton Federata e Futsallit e Kosovës, transmeton “Zëri”.

Të premten zhvillohen dy ndeshje, me vëmendjen kryesore në derbin lokal mes FC Prishtinës 01 dhe FC Mabetex Prishtina.

Në të njëjtën ditë takohen edhe FC KEKU - FC Shtimja 26.

Të shtunën do të përballen FC Trepça me FC Drenicën.

Xhiro mbyllet të dielën, ku FC Liqeni do të jetë nikoqir i FC Malishevës.

FC Drenasi pushon në këtë javë.

Image