
Zhegrova është në dyshim edhe për ndeshjen ndaj Realit në Ligën e Kampionëve
Anësori i Juventusit dhe ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, raportohet se është në rrezik të humbasë ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, për shkak të një dëmtimi të fundit në ijë.
Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur vetëm 36 minuta gjithsej në tre paraqitje si zëvendësues që kur iu bashkua Juventusit për një shumë totale prej 18 milionë eurosh nga Lille, në fund të afatit kalimtar të verës.
Ai nuk ka qenë titullar në asnjë ndeshje zyrtare për klub apo kombëtare që nga dhjetori i kaluar, për shkak të një dëmtimi në aduktorin e ijeve, që e mbajti jashtë fushës gjatë gjithë pjesës së dytë të sezonit 2024-25.
“Zonja e Vjetër” vendosi ta transferonte Zhegrovën pavarësisht historikut të tij mjekësor, megjithatë problemet me dëmtimet ende nuk janë zhdukur plotësisht në Torino.
Zhegrova u ftua nga Kombëtarja e Kosovës gjatë pushimit të tetorit dhe regjistroi dy paraqitje të tjera si zëvendësues për rreth gjysmë ore në total, por më pas ka pësuar një tjetër problem në ijë, siç ka konfirmuar së fundmi Igor Tudor.
Tani, sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Zhegrova pas mungesës në ndeshjen e Serie A ndaj Comos të dielën, ai pritet të mungojë edhe në sfidën e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të mërkurën.
Zhegrova kaloi te Juventusi nga Lille në ditën e fundit të afatit kalimtar për shumën e 20 milionë eurove.