
Man Unitedi po fiton pas pjesës së parë në “Anfield”
Sport
October 19, 2025 - 18:26
Manchester Unitedi po fiton pas pjesës së parë ndaj Liverpoolit.
Në “Anfield”, “Djajtë e Kuq” po fitojnë me shifrat prej 1-0.
Golin për mysafirët e shënoi Bryan Mbeumo në minutën e dytë të ndeshjes.
Mbeumo u asistua nga Amad Diallo.
Unitedi pati edhe disa raste të mira shënimi, sidomos me Mason Mount, por goditja e tij u ndalë nga Giorgio Mamardashvili.
Për Liverpoolin, Cody Gakpo i pati dy raste të mira shënimi, por që dyjat përfunduan në shtyllë.
Unitedi nuk ka fituar që dhjetë vite në “Anfield”, dhe sot synon fitoren e parë që nga ajo kohë.