“Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar”, Arteta jep mendimin e tij pas fitores ndaj Atletico Madridit

“Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar”, Arteta jep mendimin e tij pas fitores ndaj Atletico Madridit

Sport October 22, 2025 - 10:43

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ndihet i lumtur dhe krenar me ekipin e tij, pas fitores së madhe 4-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

Arsenali shënoi katër gola në një periudhë 14-minutëshe në mes të pjesës së dytë, me Gabriel Magalhaes dhe Gabriel Martinelli që shënuan përpara se Viktor Gyokeres të shënonte dy gola.

Ky triumf i thellë ndaj një kundërshtari të vështirë sikurse Atletico e ka lumturuar trajneri Arteta, i cili më në fund mund ta sheh ekipin e tij të kompletuar dhe në garë për trofe këtë edicion.

“Epo, natyrisht, jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për performancën dhe rezultatet kundër një skuadre vërtet të mirë", ka thënë fillimisht Arteta pas fitores ndaj Atletico Madridit.

"Mbeta shumë i impresionuar kur i analizova dhe çfarë pashë sot për ta. E dija vështirësinë e kësaj. Kërkonte shumë agresivitet dhe shumë durim gjithashtu".

"Mënyra se si e menaxhuan kontekstin e lojës dhe mënyra se si mund ta manipulonin sjelljen e tyre ishte vërtet mbresëlënëse”.

“Me rezultatin 0-0 në pjesën e parë, edhe pse krijuam dy-tri raste të mëdha, na u desh të qëndronim të duruar, por në të njëjtën kohë, të rrisnim paksa disa zona për t'i dëmtuar më shumë", përfundoi trajneri i Arsenalit. /telegrafi