
Gjyqtari, Genc Vitaku jep dorëheqje nga FBK-ja
Pas një karriere 10-vjeçare e i certifikuar së fundmi edhe nga FIBA, gjyqtari i basketbollit Genc Vitaku ka vendosur të dorëhiqet nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Arsyet e dorëheqjes ende nuk dihen, megjithatë mësohet se Vitaku tashmë ia ka kumtuar lajmin drejtuesve të federatës, raporton Paparaci.
Vitaku ishte njëri prej gjyqtarëve me cilësor në elitën e basketbollit kosovar. Atij i ishin besuar ndeshje të mëdha, pasi që shihej si një gjyqtar premtues për të ardhmen e basketbollit.
Në fillim të këtij muaji, Vitaku ishte licencuar nga FIBA për të gjykuar ndeshje në arenën ndërkombëtare, megjithatë pas pensionimit një gjykimi i tillë është i pamundur.
Federata e Basketbolli të Kosovës tash e sa kohë është kritikuar për performacat e gjyqtarëve kosovarë.
Në kohën kur basketbolli vetëm se është në ngritje, FBK-ja po përballet me largimin e gjyqtarëve.
Vetëm pak muaj më parë dy prej gjyqtarëve me shumë eksperiencë kishin njoftuar pensionimin.
Në këtë drejtim, FBK-ja akoma nuk ka marrë ndonjë inciativë.