Real Madrid fiton minimalisht ndaj Juventusit

Real Madrid fiton minimalisht ndaj Juventusit

Sport October 22, 2025 - 23:00

Real Madrid ka arritur të shënojë fitore minimale ndaj Juventusit në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu” përfundoi me rezultat 1-0.

Golin e fitores arriti ta shënojë Bellingham në minutën e 57-të.

Pas kësaj fitore, Reali renditet i pesti me nëntë pike, kurse Juve mbetet i 25-ti me dy sosh.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

Monaco 0-0 Tottenham.

Atalanta 0-0 Slavia Prague.

Bayern Munich 4-0 Club Brugge.

Chelsea 5-1 Ajax.

Frankfurt 1-5 Liverpool.

Sporting 2-1 Marseille. /Zëri