
Ylli i Liverpoolit me rekord të jashtëzakonshëm, kompleton 122 pasime brenda një ndeshje
Sport
October 23, 2025 - 10:00
Curtis Jones shkroi një faqe të re në historinë e Liverpoolit gjatë fitores spektakolare 5-1 ndaj Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve.
Ylli anglez ka regjistruar 122 pasime më shumë se çdo lojtar i The Reds në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që nga fillimi i regjistrimeve të Opta në sezonin 2003-04.
Jones tregoi gjithashtu saktësi të jashtëzakonshme me 96% pasime të sakta, u rendit si lojtari më i fauluar me dy shkelje, dhe fitoi 4 nga 7 duele në fushë, duke dëshmuar ndikimin e tij të gjithanshëm në fitoren e thellë të Liverpoolit.
Golave të Hugo Ekitike, Virgil van Dijk, Ibrahima Konate, Cody Gakpo dhe Dominik Szoboszlai i shtohet roli kyç i Jones, i cili bëri që skuadra të rikthehej fuqishëm në Ligën e Kampionëve. /telegrafi