Goditje e rëndë për Barcelonën para El Clasicos, mungon edhe Raphinha
Lajmet e këqija nuk ndalen për Barcelonën para derbit më të madh në botë, “El Clasico”-s, pasi kampionët aktualë të Spanjës do të kenë një mungesë të madhe.
Barcelona përballet me Real Madridin të dielën, por sipas raportimeve nga Spanja, Raphinha nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen.
Edhe pse të enjten mediat spanjolle kishin aluduar se braziliani mund të rikthehej në kohë për sfidën, situata ka ndryshuar sot.
28-vjeçari ka ndjerë dhimbje gjatë stërvitjes dhe është detyruar të largohet nga seanca stërvitore e katalunasve.
Kështu, skuadra e Xavit do të duhet të bëjë pa një tjetër lojtar të rëndësishëm, përveç mungesave tashmë të konfirmuara si Marc-Andre ter Stegen, Joan Garcia, Gavi, Dani Olmo dhe Robert Lewandowski.
Mbetet e pasigurt edhe prania e vetë trajnerit në stol, pasi ai është pezulluar për një ndeshje, ndërsa apeli i Barcelonës ndaj këtij vendimi është refuzuar në instancën e parë.