Lewandowski rikuperohet nga lëndimi

Lewandowski rikuperohet nga lëndimi

Sport October 28, 2025 - 16:04

Barcelona nuk qëndroi gjatë pa sulmuesin e saj.

Sipas BarcaTimes, u zbulua sot se sulmuesi 37-vjeçar i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Lewandowski, është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij dhe tashmë ka rifilluar stërvitjen e plotë me skuadrën.

Lewandowski pësoi lëndimin ndërsa luante për ekipin kombëtar polak kundër Lituanisë më 12 tetor. Në atë kohë, atij iu diagnostikua një këputje e muskulit të kofshës së majtë.

Për shkak të këtij dëmtimi, Lewandowski u detyrua të humbiste El Clasicon, në të cilin Blaugranët pësuan një humbje 2-1. 

Aktualisht, Lewandowski është në fazën e fundit të rikuperimit të tij dhe po përgatitet për ndeshjen e së dielës kundër Elche, raporton Mundo Deportivo, pavarësisht parashikimeve të mëparshme se ai do të qëndronte jashtë fushave për më shumë se një muaj.