Sauditët po e ndërtojnë stadiumin “në qiell”
Sport
October 28, 2025 - 19:18
Sauditët kanë zbuluar planet për një ndërtesë të paprecedentë në botën e arkitekturës sportive: stadiumin e parë në histori që do të ngrihet rreth 350 metra nga toka.
Ky objekt i quajtur përkohësisht “Neom Stadium”, ose “Stadiumi në qiell”, synohet të jetë një nga arenat kryesore të FIFA World Cup 2034 që do të organizohet nga Arabia Saudite.
Stadiumi parashikohet të ndërtohet në megaprojektin NEOM, dhe më konkretisht në segmentin urban të quajtur “The Line”, një qytet linear futuristik që përshkon shkretëtirën sauditë.
Kapaciteti i stadiumit pritet të jetë rreth 46,000 vende për spektatorë. Fillimi i punimeve pritet të nisë në vitin 2027, ndërsa përfundimi synohet në vitin 2032, për t’u përgatitur për botërorin 2034.