Javë e nxehtë në “Minatori”, Trepça pret klubin polak e pastaj Yllin në fundjavë

Javë e nxehtë në “Minatori”, Trepça pret klubin polak e pastaj Yllin në fundjavë

Sport October 28, 2025 - 21:59

Trepça është bërë gati për dy ndeshjet e radhës që do t’i zhvillojë gjatë kësaj jave, atë në kuadër të FIBA Europe Cup, dhe tjetrën në Superligë.

Mitrovica do të jetë vatër e këtyre dy ndeshjeve, së pari ndaj klubit polak, Anwil Wloclawek të mërkurën, e pastaj ndaj Golden Eagle Yllit të shtunën.

“Nesër nga ora 18:30 Mitrovica ndizet me energjinë e FIBA Europe Cup. Në tempullin tonë Minator përballemi me ekipin polak Anwil Wëocëawek në një duel që kërkon zemër forcë dhe zërin e çdo tifoz gjelbër e zi. Është koha të tregojmë karakterin e Trepçës dhe fuqinë e Minatorit që nuk ndalet kurrë”, thuhet në postimin e klubit mitrovicas në Facebook.

“Javën e mbyllim me një tjetër sfidë të madhe. Të shtunën më 1 nëntor në ora 19:00 rikthehemi në parket për përballjen e Superligës Trepça kundër Golden Eagle Ylli. Një ndeshje e madhe ku pasioni energjia dhe krenaria gjelbër e zi marrin formën më të bukur”.