Rashford tregon se cili është trajneri me më së shumti ndikim në karrierën e tij
Marcus Rashford ka përmendur ish-trajnerin e tij te Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, si trajnerin që ka ndikuar më shumë në karrierën e tij deri tani.
“Ole është një person fantastik. Kam dashur shumë të luaj nën drejtimin e tij,” tha sulmuesi, i cili aktualisht është në huazim te Barcelona.
“Mund të flas edhe në emër të shumë lojtarëve të Manchester United kur them se na ka pëlqyer të luanim për të.
Ne luanim futboll të bukur nën drejtimin e Oles. Ishte një periudhë shumë e suksesshme për mua personalisht. Ai është një person i mrekullueshëm dhe nuk kam asgjë të keqe për të thënë për të.”
Marcus Rashford dhe Ole Gunnar Solskjaer
Rashford ka luajtur më shumë ndeshje dhe ka shënuar më shumë gola nën drejtimin e Solskjaer-it sesa me cilindo trajner tjetër.
Në 135 ndeshje zyrtare, ai ka realizuar 55 gola.
Fatkeqësisht, Manchester United nuk fitoi asnjë trofe gjatë periudhës kur norvegjezi ishte në krye, megjithatë rezultatet e tij në Ligën Premier ishin më të mira se ato të pasardhësve të tij.