FC Prishtina 01 nis sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve në futsall
Sport
October 29, 2025 - 13:06
Kampioni në fuqi i Kosovës në futsall, FC Prishtina 01, do të nisë sot rrugëtimin në Ligën e Kampionëve.
Nga sot (e mërkurë) fillon Main Round i Ligës së Kampionëve, i cili do të zhvillohet prej të mërkurës dhe të dielën dhe do të përcaktojë 16 ekipet që do të kalojnë në fazën e 1/8-tës.
Kryeqytetasit do të përballen sonte me Sportingun, duke filluar në orën 17:00, në Kroaci.
Kurse më 30 tetor do të përballet me Novo Vrijeme Makarska, në orën 20:00, ndërsa më 1 nëntor Prishtina pret Kairat Almaty në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në orën 17:00.
FC Prishtina 01 është pjesë e Grupit 4. /Zëri