Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

Prishtina 01 fiton dhe hyn në mesin e 16 skuadrave më të mira në Evropë

Sport October 31, 2025 - 00:06

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01, ka arritur një fitore të madhe në Champions League.

Djelmoshat nga kryeqyteti e kanë mposhtur skuadrën kroate Novo Vrijeme me rezultat 6:7, duke siguruar kualifikimin në fazën “Elite Round”, ku garojnë gjashtëmbëdhjetë ekipet më të mira të Evropës.

Pas humbjes që pësoi një ditë më parë, Prishtina 01 ka reaguar të enjten mbrëma, duke siguruar vendin e tretë në Grupin 4, pozitë që garanton kalimin në fazën nokaut të garës. Hero i takimit ka qenë Ramadan Alaj, i cili shënoi golin vendimtar për 7:6.

Në grup, krahas Prishtinës 01 dhe Novo Vrijemes, ndodhen edhe Sporting dhe Kairat Almaty nga Kazakistani. Prishtina 01 do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës grupore më 1 nëntor kundër Kairat Almatyt.