Ja kur do të zbulohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit

Ja kur do të zbulohet lista e Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e nëntorit

Sport October 31, 2025 - 13:35

Shqipëria luan fatet e saj në nëntor për ëndrrën e Botërorit.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se të premten, më 7 nëntor, në orën 10:00, trajneri i Kombëtares do të zbulojë listën e fundit për këto kualifikuese.

Rikujtojmë që kuqezinjtë luajnë në transfertë me Andorrën më 13 nëntor, orën 20:45.

Ndërsa me Anglinë, që tashmë është e kualifikuar, do të përballen në “Air Albania”, më 16 nëntor, në orën 18:00.