 
 
													Pedro do të largohet nga Lazio në fund të sezonit
						Sport
						October 31, 2025 - 15:12
					
										
					Pedro ka konfirmuar se do të largohet nga Lazio në fund të sezonit.
Sulmuesi do të largohet nga klubi italian pasi do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.
“Dua që Lazio të kualifikohet në Evropë dhe pastaj do të jetë koha për t’u larguar”, ka thënë ai.
Spanjolli i ishte bashkuar Lazios në gusht të vitit 2021, ku deri më tani është paraqitur në 137 ndeshje, duke shënuar 24 gola. /Zëri
 
 
											