Fundjava sjell xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Fundjava sjell xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Sport October 31, 2025 - 15:32

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e 12-të, ku janë pesë ndeshje në program.

Ditën e shtunë do të luhen dy ndeshje, kurse të dielën tri të tjera.

Derbi i kësaj jave do të luhet mes Dritës dhe Llapit në Gjilan.

Kurse skuadra e Gjilanit i shkon mysafir Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ballkani pret në shtëpi Ferizajin, ndërsa skuadra e Malishevës është mysafire e Dukagjinit.

Ndeshja tjetër që do të luhet në stadiumin “Sami Kelmendi” do të jetë midis skuadrës Prishtina e Re dhe Drenicës. /Zëri