Fantastike: Kosova e eliminon Britaninë e Madhe dhe kualifikohet në fazën e dytë

Fantastike: Kosova e eliminon Britaninë e Madhe dhe kualifikohet në fazën e dytë

Sport November 02, 2025 - 19:52

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur sërish Britaninë e Madhe për t’u kualifikuar në fazën e dytë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

“Dardanët” pasi fituan ndeshjen e parë me rezultat 26-32, zhvilluan një paraqitje të ngjashme edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë për të fituar me rezultat 30-35.

Kosova e nisi fuqishëm pjesën e parë për ta mbyllur me katër gola epërsi (17-13). Ndërkohë, në pjesën e dytë e ruajtën këtë avantazh, për ta mbyllur me një pikë përpara 18-17, ose rezultati i përgjithshëm 35-30.

Kësisoj, rezultati i përgjithshëm në të dy ndeshjet është 67-56, që ia mundëson Kosovës avancimin në fazën e dytë të kualifikuesve për Kupën e Botës.

Ende nuk dihet se më kë do të përballen “Dardanët” në këtë fazë. Kujtojmë, për ta siguruar një vend në Botëror, Kosova duhet gjithsej t’i kalojë tre faza.