Rrahmani afër rinovimit me Napolin, i rritet paga
Qendërmbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani, është shumë pranë rinovimit të kontratës me Napolin.
Kapiteni i Kosovës pritet të kalojë nga paga aktuale prej 2.5 milionë eurosh në rreth 4 milionë euro në sezon, ndërsa marrëveshja e re do të zgjasë deri më 30 qershor 2028.
Pas një mungese prej disa javësh për shkak të lëndimit, Rrahmani u rikthye në fushë në ndeshjen ndaj Comos, ku tregoi se ritmi i lojës kërkon shumë përpjekje, por ai shprehu kënaqësinë për rikthimin.
“Ishte shumë e vështirë për mua, pas dy muajsh mungesë humbet ritmin. Vrapimet, duelet… ishte e lodhshme, por jam i lumtur që u ktheva”, kishte deklaruar Rrahmani pas ndeshjes me Como-n.
Napoli pritet të vazhdojë me rinovime edhe për lojtarët e tjerë, si Giovanni Di Lorenzo, Matteo Politano dhe Frank Anguissa, por Amir Rrahmani mbetet prioriteti i parë për klubin. /rtklive