Latifi shënon, Shkëndija barazon me Jagiellonia

Latifi shënon, Shkëndija barazon me Jagiellonia

Sport November 06, 2025 - 23:20

Shkëndija e Tetovës ishte shumë pranë një fitoreje tjetër historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, por gjithçka u rrëzua në sekondat e fundit të takimit ndaj Jagiellonias.

Pas një pjese të parë të barabartë, ku të dy skuadrat kërkuan golin, epërsia erdhi në minutën e 49-të falë një realizimi të bukur të Liridon Latifit, që ndezi festën e tifozëve të kuqezinj në Shkup.

Miqtë nga Polonia mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Imaz, dhe dukej se fitorja e dytë në grup për Shkëndijën ishte e sigurt. Por në minutat shtesë, Jagiellonia gjeti golin e barazimit, duke i marrë tetovarëve një triumf të merituar.

Me këtë barazim, Shkëndija arrin në kuotën e 4 pikëve, duke u ngjitur në vendin e 21-të të renditjes së përgjithshme, pozicion që aktualisht e mban në garë për fazën kualifikuese. /rtk