Rezultatet dhe renditja pas javës së gjashtë në Superligën e Kosovës
Sport
November 07, 2025 - 10:09
Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futsall.
Të enjten u zhvillua ndeshja e fundit, ku FC Prishtina 01 mori fitore si mysafir i FC Shtimja 26 me rezultat 4-2.
Fitore të thellë arriti FC Mabetex Prishtina, duke mposhtur si mysafir FC Malishevën me rezultat 10-0.
FC Keku arriti fitoren e parë duke mposhtur FC Trepçën me rezultat 6-2.
Në derbin lokal, FC Drenasi mori tri pikë, pasi mposhti FC Liqenin me rezultat 3-1.
Në këtë xhiro pushoi FC Drenica.
