Shqipëria ëndërron Botërorin – ja sa do të fitojnë kuqezinjtë nëse kualifikohen

Shqipëria ëndërron Botërorin – ja sa do të fitojnë kuqezinjtë nëse kualifikohen

Sport November 13, 2025 - 21:10

Kombëtarja shqiptare është vetëm një hap larg ëndrrës më të madhe në historinë e saj — pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2026, garën prestigjioze që organizohet nga FIFA çdo katër vjet.

Derisa kuqezinjtë nuk kanë arritur kurrë më parë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe mes ekipeve nga e gjithë bota, ky mund të jetë viti i madh i historisë së futbollit shqiptar.

Nëse Shqipëria arrin të sigurojë një vend mes 48 skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të Botërorit, shpërblimi financiar do të jetë i majmë — rreth 9 milionë euro vetëm për pjesëmarrje.

Çdo fitore në fazën e grupeve do të shpërblehet me 1.5 milionë euro, ndërsa barazimi do të sjellë rreth 500 mijë euro në arkën e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Për fazën “play-off”, kuqezinjtë mund të përballen me kundërshtarë si Polonia, Çekia, Sllovakia apo Italia.

Ndeshjet e “play-off”-it pritet të zhvillohen në mars të vitit 2026, dhe një kualifikim historik do të ishte arritja më e madhe në historinë e futbollit shqiptar.