Kurti për lojën e Kosovës sonte në Lubjanë: Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe
Sport
November 15, 2025 - 14:25
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka shkruar për lojën e sotme të kombëtares së Kosovës me Slloveninë.
Kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për Dardanët drejt rrugëtimit për Botërorin 2026, për çka Kurti ka kërkuar mbështetje për ta.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Sonte luan Kosova!
Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton.
Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.
Forca Kosovë!