Fitorja e Kosovës nervozon tifozët sllovenë, veturave nga Kosova iu hiqen tabelat

Fitorja e Kosovës nervozon tifozët sllovenë, veturave nga Kosova iu hiqen tabelat

Sport November 16, 2025 - 00:15

Fitores së Kosovës në Lubjanë nuk iu gëzuan tifozët sllovenë.

Ata inatin dhe pakënaqësinë e tyre me humbjen e Kombëtares së Sllovenisë e shprehën në veturat e tifozëve kosovarë.

Klan Kosova ka siguruar fotografi nga një tifoz, i cili ka thënë se sllovenët u kanë hequr tabelat e veturave pas përfundimit të ndeshjes së sotme.

Qytetari ka dërguar fotografi të tri veturave që shihen se nuk kanë tabela.

Situatë e ngjashme raportohet të ketë ndodhur edhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, ku acarimi nisi pas golit të parë nga Fisnik Asllani.

Kosova ka siguruar për herë të parë në histori Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës pasi ka mundur Slloveninë 0-2.

Fisnik Asllani kaloi Dardanët në avantazh në minutën e gjashtë për 0-1 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën Petar Stojanoviq, i inkuadruar në pjesën e dytë, mori dy kartonë të verdhë për shtatë minuta, duke ia lehtësuar punën skuadrës mysafire.

Zan Karnicik ia thelloi telashet Sllovenisë kur shënoi një autogol bizar në minutën e 64-të.

Me këto tri pikë, Kosova tuboi 10 sosh në vendin e dytë të Grupit B, tri më pak se Zvicra në të parin e shtatë më shumë se Sllovenia në të tretin, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro. 

Image
Image