Heroi i ndeshjes, Asllani: Edhe po ta ëndërroja nuk do ta mendoja kështu

Heroi i ndeshjes, Asllani: Edhe po ta ëndërroja nuk do ta mendoja kështu

Sport November 16, 2025 - 00:21

Kosova ka arritur të sigurojë “play-off”-in për herë të parë në një Kampionatin Botëror, pas fitores ndaj Sllovenisë.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Stozice” përfundoi me rezultat 2-0.

Pas ndeshjes ka folur njeriu i ndeshjes Fisnik Asllani, i cili tha se edhe po ta ëndërronte nuk do ta mendonte kështu.

“Edhe po të ëndërroja nuk do ta mendoja kështu. Kështu që jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që më mirë nuk ka mundur të shkonte për ne. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Besoj që ky gol na ka ndihmuar të hyjmë sa më mirë në lojë. Kështu që ndihem shumë, shumë krenar për golin sot".

"Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Besoj që të gjithë lojtarët, të gjithë shqiptarët që kanë qenë sot në stadium, janë ndier shumë krenar dhe na ka ndihmuar atmosfera të bëjmë lojë të mirë sot”, deklaroi Asllani për faqen zyrtare të FFK-së pas ndeshjes. /Zëri