Ambasadori britanik uron Kosovën për Playoff-in, mezi e pret ndeshjen ndaj Zvicrës

Ambasadori britanik uron Kosovën për Playoff-in, mezi e pret ndeshjen ndaj Zvicrës

Sport November 16, 2025 - 11:55

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka uruar Kombëtaren e Kosovës për sigurimin e Playoff-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Përmes një postimi në X, Hargreaves tha se mezi po e pret ndeshjen e së martës mes Kosovës dhe Zvicrës, duke i uruar fat “Dardanëve” edhe një herë.

“Urime Kosovë për fitoren e mbrëmshme dhe kualifikimin për në fazën eliminatore të Kupës së Botës! Mezi pres të shikoj ndeshjen e së martës dhe i uroj ekipit fat të mbarë”, ka shkruar ambasadori.

Kosova të shtunën mposhti Slloveninë me rezultat 0-2, duke shënuar kështu histori, pasi për herë të parë “Dardanët” do të marrin pjesë në Playoff-in e kualifikimeve për Kupën e Botës.