Duka pas fitores së Kosovës: Historia po shkruhet me krenari
Fitorja e mbrëmshme e Kosovës ndaj Sllovenisë, ia siguroi dardanëve plejofin për në Botërorin 2025.
Pas suksesit të Kosovës, ka reaguar menjëherë Armand Duka, anëtar i Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s, njëherësh edhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), shkruan “Zeri.info”.
Duka përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka përgëzuar dardanët, duke thënë se historia po shkruhet me krenari dhe se dy muaj është një gëzim i dyfishtë për të gjithë shqiptarët.
“Historia po shkruhet me krenari. Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror! Nje muaj i dyfishte gezimi per te gjithe shqiptaret. Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!”, ka shkruar Duka.
Suksesit të Kosovës padyshim i është gëzuar edhe FSHF-ja, duke e cilësuar si një ditë të madhe për futbollin shqiptar, por edhe arritje historike sigurimin për në plejof.
“Një ditë e madhe për futbollin shqiptar!. FSHF përshëndet me gëzim dhe emocion të veçantë arritjen historike të Kosovës, që për herë të parë siguron vendin në PLAY-OFF të një Botërori. Kjo sigurisht është një fitore që e ndjen çdo shqiptar, kudo që jeton dhe, ashtu siç theksoi edhe Presidenti Armand Duka, është një moment i dyfishtë krenarie për kombin tonë. Urime Federatës së Futbollit të Kosovës dhe gjithë ekipit drejtues për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Le të vazhdojmë të ëndërrojmë bashkë dhe të shkruajmë histori në futbollin shqiptar!”, thuhet në reagimin e FSHF-së. /Zëri