Pas fitores në Slloveni, Kosova i rikthehet stërvitjeve
Sport
November 16, 2025 - 14:55
Kombëtarja e Kosovës menjëherë është rikthyer në stërvitje pas fitores historike në Slloveni.
“Dardanët” e siguruan një vend në play-offin e Kampionatit Botëror, megjithatë nuk do të ndalën më kaq, pasi të martën përballen me Zvicrën.

Kosova të dielën i është kthyer stërvitjeve, ku yjet e skuadrës shihen mjaftë të buzëqeshur, me plot motivim dhe me atmosferë fantastike.

“Vazhdojmë me energji pozitive! Një ditë pas fitores së madhe ndaj Sllovenisë, Dardanët u rikthyen në stërvitje me buzëqeshje, motivim dhe atmosferë fantastike. Forca Kosovë, të bashkuar drejt Botërorit!”, shkroi FFK ndër të tjera.

Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda nesër do të zhvillojë konferencë për media para përballjes me Zvicrën.
