Tuchel: Shqipëria vështirë të thyhet, e kemi zgjidhjen për Armando Brojën

Tuchel: Shqipëria vështirë të thyhet, e kemi zgjidhjen për Armando Brojën

Sport November 16, 2025 - 16:18

Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, ka folur para përballjes me Shqipërinë, duke e vlerësuar lart kundërshtarin dhe sfidën që e pret skuadrën e tij në ndeshjen e radhës të kualifikimeve.

Ai deklaroi se “Kuq e Zinjtë” e kanë merituar vendin e dytë para Serbisë, shkaku që kanë pranuar pak gola.

“Shqipëria është pak e vështirë të thyhet. Do të jetë e vështirë të krijojmë shanse, por le të shohim nesër. E kam kuptuar se Shqipëria dhe Serbia kanë njerëz të apasionuar pas futbollit. Të dyja kanë lojtarë që luajnë në liga të mira. Shqipëria e ka merituar të kualifikohet në play-off”.

Tekniku gjerman theksoi se Anglia synon të dominojë ndeshjen, por duhet të jetë shumë e kujdesshme në tranzicion: “Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe emocionale. E dimë se mbajtja e portës së paprekur mund të mos mbahet”.

Tuchel foli edhe për Armando Brojën, të cilin e njeh nga afër prej kohës kur ishte trajner i Chelseas.

“Brojën e njoh shumë mirë; ai luan tek kombëtarja juaj në pozicionin e djathtë dhe ne jemi përgatitur për të. Besoj se e kemi zgjidhjen për këtë. Nëse mbrohemi mirë si ekip dhe kemi edhe pak fat, besoj se mund t’ia dalim”.

Kujtojmë, përballja mes Shqipërisë dhe Anglisë do të nis nga ora 18:00.