Irlanda me rikthim të çmendur në Hungari, siguron “play-offin”

Irlanda me rikthim të çmendur në Hungari, siguron “play-offin”

Sport November 16, 2025 - 17:24

Republika e Irlandës e nisi ditën e sotme si e treta në Grupin F të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, pas Portugalisë në vendin e parë dhe Hungarisë në vendin e dytë.

Irlanda kishte shtatë pikë, teksa Hungaria kishte tetë sosh, andaj vetëm fitorja do t’i kryente punë për të siguruar një vend në “play-offin” e marsit.

Megjithatë, ndeshja nuk nisi më së miri për mysafirët irlandezë.

Lukacs shënoi në minutën e tretë për Hungarinë. Por, Irlanda e riktheu vetën në lojë në minutën e 15-të, pas golit të shënuar nga Troy Parrott nga penalltia.

Barnabas Varga e riktheu epërsinë për Hungarinë në minutën e 37-të të ndeshjes.

Dy skuadrat shkuan në pushimin 15-minutësh, me Hungarinë që po ëndërrontë play-offin.

Por, duket se Parrott pati një plan tjetër.

23-vjeçari në superformë shënoi edhe dy gola të tjerë – një në minutën e 80-të e tjetrin në sekondat e fundit të ndeshjes, në minutën e 96-të – për të siguruar fitoren e Irlandës në Budapest.

Irlanda kështoi zë vendin e dytë në grup me dhjetë pikë, dy më shumë se Hungaria në vendin e tretë dhe tri më pak se Portugalia në vendin e parë, që mori një fitore 9-1 ndaj Armenisë në të njëjtën kohë.