Pas ndeshjes, Kurti: S’do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, shumë fat në ndeshjet e ardhshme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pas ndeshjes së Shqipërisë ndaj Anglisë.
Kuqezinjtë edhe pse u mposhtën me rezultat 2-0 ata kanë siguruar tashmë kualifikimin në play-off.
Kurti uroi Shqipërinë dhe Kosovën pas suksesit historic, ku theksoi se nuk do ta harrojnë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc. /Zëri
Postimi i plotë:
Shqipëria, sikurse Kosova, e përmbyllë fushatën e dyta, duke kaluar tutje në fazën tjetër.
Nuk do ta harrojmë asnjëherë fitoren ndaj Serbisë në Leskovc, përkundër ndalimit të pjesëmarrjes së tifozëve kuq e zi dhe të flamurit kombëtar, e nën brohoritjet e tifozëve serbë kundër Kosovës pikërisht nga qyteza që ne e njohim më së shumti për burgun famëkeq atje.
Urojmë që me Shqipërinë të shihemi në Botëror! Shumë fat në ndeshjet e ardhshme.