Ndeshja me Zvicrën, lojtarët e Kombëtares së Kosovës stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri”
Foto: Laura Hasani

Ndeshja me Zvicrën, lojtarët e Kombëtares së Kosovës stërviten në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sport November 17, 2025 - 12:09

Një ditë para ndeshjes Kosovë - Zvicër, që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës kanë nisur stërvitjet përgatitore.

Image

Sipas orarit zyrtar, konferenca e parë për media do të mbahet në orën 12:45, ndërsa konferenca e dytë është paraparë për në orën 15:45, ku pritet të flasin trajneri dhe disa nga lojtarët kryesorë.

Image

Ndërkohë, tifozët janë në pritje të një paraqitjeje të fortë të Kombëtares në një nga sfidat më të rëndësishme të këtij cikli.