Vazhdon shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë, lyhen sërish vijat e fushës

Vazhdon shi i rrëmbyeshëm në Prishtinë, lyhen sërish vijat e fushës

Sport November 18, 2025 - 20:19

Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë e ka dëmtuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi që nga mbrëmë reshjet nuk janë ndalur.

Vijat janë zbehur plotësisht për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Dy mirëmbajtës të fushës po luftojnë aktualisht me shiun dhe stuhinë, duke i lyer vijat me bojë të bardh. Se a do t’i rezistojnë vijat shiut – mbetet të shihet.

Lojtarët e Kosovës sapo kanë arritur në stadium dhe janë nisur drejt zhveshoreve.

Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet sot nga ora 20:45.