Kosova barazon me Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Kosova barazon me Zvicrën në “Fadil Vokrri”

Sport November 18, 2025 - 22:41

Kosova ka arritur të nxjerrë një pike ndaj Zvicrës në xhiron e fundit të kuadër të kualifikimeve në Kampionatin Botëror.

Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1-1.

Në epërsi fillimisht kaloi Zvicra përmes Vargasit në minutën e 47-të , kurse barazimi erdhi nga Florent Muslija në minutën e 74-të.

Kësisoj, Kosova i mbyll këto eliminatore në vendin e dytë me 11-të pike ku tashmë e kishte të siguruar play-offin në Botëror.

Në anën tjetër, Zvicra mbetet lidere e grupit me 14 sosh duke shkuar kështu direkt në Kupën e Botës 2026. /Zëri