Muslija flet pas ndeshjes: Shpresoj të kemi fat në fazën e play-off-it

Muslija flet pas ndeshjes: Shpresoj të kemi fat në fazën e play-off-it

Sport November 18, 2025 - 23:32

Golashënuesi Florent Muslija ka folur pas barazimit me Zvicrën në kuadër të kualifikimit në Kampionatin Botëror.

Pas ndeshjes Muslija u shpreh shumë i lumtur teksa tani shpreson që të kenë fat në fazën e play-offit në mars.

“E rëndësishme që nuk jemi mposhtur nga Zvicra. Kemi dëshmuar që mund të luajmë kundër Zvicrës. Jam shumë i lumtur. Është shumë motivuese që nuk kemi humbur nga Zvicra. Tani e kemi play-offit në mars dhe shpresojmë të kemi fat. Kemi treguar veten si Kombëtare. Të gjithë kemi dhënë maksimumin. E kemi merituar vendin që e kemi. Besojmë se mund të arrijmë ende. E kam vetëbesimin, e di që mund të luajë dhe të ndihmoj ekipin”, ka thënë ai. /Zëri