Pas ndeshjes, Asllani: Mezi pres marsin dhe të sigurojmë Botërorin
Sport
November 18, 2025 - 23:43
Fisnik Asllani ka folur pas barazimit me Zvicrën në kuadër të kualifikimit në Kampionatin Botëror.
Pas ndeshjes, Fisnik Asllani u shpreh i lumtur dhe se mezi pret marsin dhe të sigurojnë Botërorin.
“Jam shumë i lumtur. I tërë ekipi ka bërë punë shumë të mirë. Jemi shumë krenarë, kemi arritur një sukses të rëndësishëm. Do të kthehem te klubi, do të jap maksimumin”.
“Dua të shënoj më shumë, të asistojë dhe do të shohim për transferim kur të vije koha. Në kualifikime jemi paraqitur shumë mirë”.
“Mezi e presim marsin dhe të sigurojmë Botërorin”, ka thënë Asllani për mediat.