Pas barazimit me Zvicrën, Vojvoda: Patëm dëshirë të tregojmë se jemi në të njëjtin nivel
Sport
November 18, 2025 - 23:54
Mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda, ka folur pas ndeshjes kundër Zvicrës në “Fadil Vokrri” ku “Dardanët” barazuan 1:1.
Vojvoda u shpreh se ka pasur dëshirë që të tregojnë se janë në nivel me zviceranët.
“Besoj se kemi pasur shumë dëshirë të tregojmë që jemi në të njëjtin nivel me Zvicrën, ndonëse është Kombëtare shumë e fortë. E meritojmë pozitën ku jemi. Trajneri ka gjetur një formacion të mirë. Po i përshtatet të gjithë lojtarëve dhe të gjithë kemi dëshmuar se mund të japim kontribut. Po mundohemi të përfaqësojmë sa më mirë Kosovën. Sa më shumë që luajmë në liga të mëdha, është më e rëndësishme për Kombëtaren. Ka ende hapësirë që të përparojmë”, ka thënë Vojvoda.