Juve dërgon aeroplan privat për Zhegrovën pas ndeshjes Kosovë–Zvicër
Sport
November 19, 2025 - 09:42
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është nisur menjëherë drejt Torinos me një aeroplan privat të dërguar nga skuadra italiane e Juventusit.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë–Zvicër, gjiganti italian kishte gati aeroplanin për ta marrë lojtarin, i cili pritet t’i nënshtrohet procedurave të parapara nga klubi.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga babai i tij, Lulzim Zhegrova, i cili ka publikuar pamjet e fluturimit privat të organizuar për të birin.
Ky veprim i Juventusit po interpretohet si konfirmim i interesimit serioz të klubit torinez për Zhegrovën, i cili prej kohësh raportohet se është në radarin e tyre.