Osmani: Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë
Foto: Facebook

Osmani: Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë

Sport November 19, 2025 - 10:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, derisa ka publikuar fotografi nga stadiumi “Fadil Vokrri”, aty ku mbrëmë u zhvillua ndeshja e Kombëtares së Kosovës me Zvicrën e ku përfundoi me rezultatin 1:1, thotë se ata janë krenaria e pafund që po vazhdojnë ta nderojnë Republikën e Kosovës.

“Krenaria është e pafund për këta djem që vazhdojnë ta nderojnë Republikën tonë. Përgjithmonë dhe në çdo sfidë, #MeKosovën!”, shkroi Osmani.