Mediat gjermane: Vëllai i boksierit Besar Nimani dënohet me burgim të përjetshëm

Mediat gjermane: Vëllai i boksierit Besar Nimani dënohet me burgim të përjetshëm

Sport November 20, 2025 - 22:12

Gjykata e lartë e Bielefeldit në Gjermani, sot ka marrë një vendim të rëndë dënues ndaj familjarëve të boksierit të vrarë Besar Nimani.

Vëllai Berat Nimani, u dënua me burgim të përjetshëm derisa motra me pesë vjet burgim.

Berati u shpall fajtor për tentim vrasjen dhe sulmin mbi familjen e personit i cili e ka vrarë boksierin kosovar (vëllain e të akuzuarit).

Gjykata vendosi për një dënim akoma më të rëndë sesa kishte kërkuar prokuroria.

Siç raportojnë mediat gjermane, organi i akuzës kishte kërkuar 12 vjet burgim, por gjykata shpalli dënimin maksimal, transmeton klankosova.

Vendimi u kundërshtua nga familjarët e të pandehurve që ishin prezentë në gjykim.

Prej kohësh familja kosovare kishte konflikt me familjen kurde, e cila u përshkallëzua në mars të 2024-tës, kur u vra boksieri Besar Nimani.