Edhe një xhudiste në gjysmëfinale, Laurinë Gashi mund polaken në Podgoricë

Edhe një xhudiste në gjysmëfinale, Laurinë Gashi mund polaken në Podgoricë

Sport November 23, 2025 - 12:35

Xhudistja nga Kosova, Laurinë Gashi, ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Podgorica Junior European Cup 2025.

Gashi triumfoi ndaj Tetiana Kyryliuk nga Polonia, të cilën e mposhti me Ippon, duke siguruar kështu kalimin në fazën tjetër të garës.

Në gjysmëfinale, Laurina do të përballet me kroaten Valentina Zivkovic.