Enise Zijade arrin finalen në Podgorica Junior European Cup
Sport
November 23, 2025 - 13:06
Xhudistja kosovare, Enise Zijade, ka arritur finalen e Podgorica Junior European Cup 2025 pas një paraqitjeje të shkëlqyer në gjysmëfinale.
Në këtë rund, Zijade mposhti me Yuko xhudisten italiane India Serafini, duke siguruar vendin në finale, raporton Klankosova.tv.
Në ndeshjen për titull, ajo do të përballet me Giulia Sorelli, po nga Italia.