Roma fiton bindshëm dhe mban kreun në Serie A

Roma fiton bindshëm dhe mban kreun në Serie A

Sport November 23, 2025 - 17:23

AS Roma ka marrë një fitore të pastër dhe plot autoritet në udhëtim ndaj Cremonese, duke triumfuar me rezultat 3-1 dhe duke ruajtur pozitën e parë në Serie A pas javës së 12-të.

Skuadra kryeqytetase dominoi ndeshjen nga fillimi deri në fund, ndërsa VAR-i, kartonët dhe drama e bankinave e bënë duelin edhe më të zjarrtë.

Roma e nisi ndeshjen fuqishëm dhe zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të. Pas një kombinimi të bukur me Manu Koné dhe Matias Soulé, ky i fundit lëshoi një goditje precize nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë për 1-0.

Në minutën e 27-të, Lorenzo Pellegrini dyfishoi epërsinë pasi përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe goditi saktë, por goli u anulua.

Me fillimin e pjesës së dytë, Roma bëri disa ndryshime në mesfushë dhe sulm për të ruajtur ritmin e lartë.

Në minutën e 64-të Evan Ferguson e dyfishoi epërsinë, duke shënuar për 2-0.

Më vonë, në minutën e 69-të, Wesley França realizoi golin e tretë për ta mbyllur ndeshjes 3-0, dhe vulosi fitoren e Romës. Francesco Folino shënoi në kohën shtesë për vendasit duke e vulosur takimin në 3-1.

Mos të harrojmë, trajneri Gian Piero Gasperini u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të pas protestave të tepërta.